2008-09-08 18:19:43

Imzot Xhuzepe Betori është kryeipeshkvi i ri i Firences në Itali


(08.09.2008 RV)Imzot Xhuzepe Betori është kryeipeshkvi i ri i Firences në Itali. Papa Benedikti XVI e emëroi në këtë detyrë, ish-ipeshkvin e Falerones, sekretar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, pikërisht sot, në ditën e 712 vjetorit të vendosjes së gurit të themelit të Katedrales së Santa Maria del Fiore, Duomo e Firences.
61 vjeç, lindur në Folinjo, imzot Betori zëvendëson kardinalin Enio Antoneli, aktualisht president i Këshillit Papnor për Familjen. Në letrën dërguar besimtarëve fiorentinë, imzot Betori tregohet i gatshëm për të dialoguar me të gjithë e kërkon që popullsia ta ndihmojë në shërbimin e vështirë që po fillon. “Nuk shuhet gjenia e një qyteti – shkruan kryeipeshkvi i ri – nëse flaka e Zotit vazhdon të ndezë e të pastrojë zemrat, nëse inteligjenca vazhdon të bëjë pyetje e të kërkojë përgjigje, nëse vullneti arrin të dalë nga guacka personale e projektohet drejt horizonteve të panjohura, që maten me sfida e përgjegjësi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.