(08.09.2008 RV)1 Shka kanë rá, thue, mbramë do valle, Qi
atje larg, kah Nazareti, Kanë jehue n’per male e zalle? E pse qiella, toka e
deti Disi n’gaz sot janë stolisun, Per të cillen Shkrola flet? 2
Po thonë Anës e Joakimit Se ‘i hyll vajze u paska lé, Si ajo drita
prej agimit, Si ajo voesa e nadjes s’ré: Syni i sajë nji rreze di’llit, Shtati
i sajë gjeth drandofillit: Nji Prendverë n’blerim të vet! 3 Kúr
po i qeshka syni e ftyra Neper rreze të bindueshme, Thue po u ndêka atë herë
pasqyra, M’t’cillen prirun Mendja e amshueshme, T’natyrës s’vet sheh t’kthelltat
hije, Edhe gjallë t’hyjnueshmen Dije M’nja si vedin e perfton. 4
Disá bija t’Izraelit N’shêj pa’n dá n’shekull, si bora, Kah shkrepë
dielli krés s’zabelit: Si ‘ i Suzanë, si nji Debora, Si Abigajli – e pastra
lule, Me Juditen n’atë Betule, Kapidanat qi i shkurton. 5 Por,
si Kjo, nuk duel kurrnjâna, As kah hiri, as kah pashija; Emen t’bukur edhe Nâna Ksa’i
ka njitë, tu’ e quejtë M a r i j a: Nji send qi, kur t’xâsh ket’ êmen, N’shpûzë
të ferrit anmiqt trêmen, Si me u shkrepë rrfeja e Tenzot. 6 Kuer
m’ngujime t’t’naltë Empirit, Ati i Dritës ketë Bí e páka, Edhe Nânë m’i a zgjedhë
të Birit N’fllad t’Dashtnís së vet Ai dáka: Kaq iu dukka synit t’ Tí, Sá
me e dashtë n’gjak e n’gjiní – N’gjiní nierin me nji Zot! 7 Êjët
atë herë marrin flutrimin Kupa e qiellës mâ e ndeztë kah kthiellet, E, si pasë
e kishin msimin, Dymbdhetë hyj shkepin prej qiellet, per me ndreqë me ta nji
keze Të tânë dritë e të tânë rreze, Zojës Mari m’i a çue per shêj. 8
Fíll kah hâna mandej zbrisin Krah- praruem të trollit t’Zotit Kû ata hîjn
me ‘i herë t’i a shndrisin Hânës argjanin, ndryshkë prej motit: Perse hâna n’kohë
qi t’vije, Ksajë Bij, shkamb nen kambë do t’rrije Si tha Njai, qi urdhnon mbi
rêj. 9 E me rreze të ksajë hâne E me ato rreze të diellit, Ejët
kanë nisë prap fíll t’a xâne M’endë nji veshë mbas xêjes s’qiellit, Me të cillen
do t’kandritet Vasha e vogel – kúr të rritet – Si Mretneshë e qiellës e e dheut. 10
Pse Mbretneshë kjo Vashë do t’vêhet Mbi rudina të Parrizit, - Gurra e
dritvet fill kû xêhet - Si edhe m’rrahe të morrizit; E perpara kësajë Zoje Gjû
‘n natyra do t’lakoje: Para Nânës së Nazareut. 11 Nazareu,
po Fjala e t’Lumit, Si e caktuemja t’mbrrîje stina, Ka me dalë prej gjiut t’Amshu’mit, E,
si n’bashkë bjen serotina, Ka me u djergë n’zemer t’ksajë Bije, Neper ravë,
qi Ai veç mund t’dije, Per me marrun mish e gjak. 12 E m’atë
herë kjo fjolle kemit Kjo pinjollë – lule Jerikut - Nâmi i dheut, e i Ruzalemit
- Ka m’i a shtypun kryet anmikut: Kryet anmikut ka m’i a shtypun, Qi ‘i herë
n’Eden m’Landë tue hypun, Mbarë njerzimin shtini n’lak. 13 Rritu,
prá, deh! rritu, o e Lume! Si filzat kah Prendvera, Si qeprizat permbi lume, Si
njai lili, qi i vjen era: E si rrezja endu shtatit, Perse t’lémt nen hije t’mkatit Syt
t’U kqyrin per shelbim. 14 Ti na rresh, po, njatë Hyll dritet, Qi
i kje folë fisit t’Jakobit E prej s’Cillit jeta pritet; Se m’atë herë t’gjith
bijt e kobit, Qi n’per Ty do t’i shndrisë Feja, Kanë me t’xânë Ty valle t’reja, Kanë
me t’kndue per jetë n’amshim.