2008-09-06 13:58:21

Liturgjia e Fjalës e dielës së 23-të gjatë vitit kishtar ‘A’


(06.9.2008 R.V.)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të meshës së dielës, kësaj here do të dgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 23-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Leximet biblike të kësaj së diele na paraqesin përmasen kishtare, duke pasur parasysh marrdhëniet e anëtarëve të Kishës në brendësinë e saj. Misteri i Kishës jetohet e përjetohet në nivele të ndryshme të strukturës së saj të dukshme, pra të jashme, por realizohet përgjithësisht në dashurinë e jetës që karakterizon sjelljet e secilit në marrëdhëniet e përditshme të jetës së tij. Bashkësia fetare rritet me gjestet konkrete të dashurisë: korrigjimin apo ndreqjen e bagimeve vëllazërore dhe me lutje. Cdo korrigim i vërtetë buron vetëm nga dashuria që ia kemi borxh vëllaut e të afërmit tonë e këtë detyrë të dashurisë së korrigjimit ndaj vëllaut që gabon e mëkaton duhet ta bëjmë me ndërgjegjësi njerëzore e të krishterë. Gjithmonë duhet ta kryejmë plotë me përvujtëri e me forcë ungjillore. Jezusi në Ungjillin e kësaj së diele na thotë se në dialogun vetëm për vetëm me vëllaun, është e mundur ta “shpëtosh” ” vëllanë tënd, që do të thotë ta ri-fitosh e ri-kthesh bashkimin e jetës e harmoninë e vëllaut që ka gabuar e mëkatuar.
Kështu pra, mund të themi se tema qendërore e leximeve biblike të kësaj së diele është miqësia e vëllazërimi ndërmjet të gjithë anëtarëve që formojnë e përbëjnë bashkësinë kishtare. Pra leximet biblike të kësaj së diele na ofrojnë për meditim e si udhëzim për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta në jetën e përditshme dashurinë dhe qortimin vëllazëror.
Cdo i krishterë e ka për detyrë këtë urdhër të dashurisë e të qortimit vëllazëror të anasjelltë, sepse ne jemi anëtarë të të njëjtit trup mistik, e për tërë organizmin nuk është punë indiferente nëse një anëtar i saj e dëmton apo lëndon vetveten me gabime e mëkate sepse në atë mënyrë e prekë edhe jetën e të gjithë anëtarëve të tjerë të bashkësisë. Qortimi, e nëse është nevoja edhe korrigjimi mund e duhet të bëhët por gjithmonë në atë mënyrës që na porosit Ungjilli, duke synuar rifitimin e kthimin e të afërmit e të vëllaut tonë e asesi gjykimin e tjetërit.
Kurrë pa tjetërin. Në leximin e parë nga Ezekieli profet, Zoti na thotë: ty të kam vënë si rojtar e si zë për vëllezërit tu. Në leximin e dytë të kësaj së diele Palit na kujton se: “keni vetëm një detyrim atë të dhurimit të dashurisë reciproke” . E tani ju ftojmë ti dëgjojmë leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 23-të gjatë vitit kishtar, së bashku me homelinë…. RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.