2008-09-05 17:43:17

Të dielën Papa do të jetë në Kaliari për njëqindvjetorin e Pajtores së Sardenjës.


(05.09.2008 RV)Në Kaliari tashmë gjithçka është gati për vizitën baritore të Benediktit XVI, me rastin e njëqindvjetorit të shpalljes të Zojës së Bonarias ‘Pajtore kryesore e Sardenjës’.
Po cila është historia e Zojës së Bekuar të Bonarias? Na e tregon Atë Efizio Shirru, sekretar i përgjithshëm për kremtimet e njëqindvjetorit:

Përgjigje: - Historia nis nga viti 1370, kur një anije, që vinte nga Spanja, qe në rrezik të mbytej, për shkak të një stuhie të fortë. U flak në det e gjithë ngarkesa, për të shpëtuar jetën e njerëzve që ndodheshin në anije. E, ndërmjet sendeve që u hodhën në det, ishte edhe një arkë tepër e rëndë. Askush nuk e dinte ç’kishte brenda. Një të rënë arka në ujë - rrëfen gojëdhëna - deti u qetësua menjëherë. Valët e morën arkën me vete e kështu ajo u drejtua nga në brigjet e Sardenjës e arriti në Kaliari, tek këmbët e kodrës, mbi të cilën do të ngrihej pastaj Shenjtërorja e Bonarias. Askush nuk mundi ta nxjerrë në breg. Atëherë një fëmijë tha: “Thirrni vëllezërit e Mercedes!”. Rregulltarët, që shërbenin aty prej disa vitesh, zbritën nga kodra, e morën arkën dhe e çuan në Kishë, ku e hapën. Brenda ishte një shtatore tepër e bukur e Zojës së Bekuar, me një foshnje në krahun e majtë e një qiri të ndezur në të djathtin. Që aso kohe nisi tradita, që arrin deri në ditët tona, deri tek vizita që do t’i bëjë të dielën Papa Zojës së Bonarias.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.