2008-09-05 18:20:38

Me Nënë Terezën : “Intervistë me të Lumen”.


(05.09.2008 RV)RealAudioMP3 Sot, kur bota mbarë kremton njëmbëdhjetë vjetorin e kthimit të së Lumes së parë shqiptare në shtëpinë e Atit, ne po e përfundojmë ciklin radiofonik “Me Nënë Terezën”, duke e ftuar para mikrofonit tonë në një intervistë simbolike:

“Më ftojnë vazhdimisht nga të katër anët e botës për të folur në publik.
Kjo për mua është një provë tepër e vështirë. Do të më pëlqente shumë më tepër të mos më ftonin.
Por nganjëherë edhe duhet folur.
E kur duhet të flas në publik, bëj kështu: mbylli sytë dhe e lë Jezusin të flasë për mua.
Frymëzohem prej Tij.
Ndërsa flas, nuk e shikoj fare auditorin. Shikoj drejt para meje, sipër kokave të njerëzve që më ndjekin.
E ia hap rrugën mesazhit të Jezusit.
Një herë më kërkuan të jepja një intervistë në BBC.
Më çuan në një dhomë të vogël, ku kishte një tavolinë e dy karrika.
U ula në njërën e nisa të them Rruzaren.
Arriti edhe intervistuesi e nisi të më bëjë pyetje.
Ndërsa përgjigjesha, s’pushonin së më fotografuari.
Nuk u shqetësova fare. Vijova të flas, duke shikuar para meje, pa lëvizur as kokën.
Thashë:
“T’i mbështesim shpresat në Zotin.
Ta lëshojmë plotësisht veten në dorë të Provanisë Hyjnore.
Të besojmë në Hyjin,
Ai di gjithçka.
Parashikon gjithçka.
T’i japim mundësi të bindet se besojmë në Të.
Se shpresojmë në Të.
Se e duam e se përpiqemi ta bëjmë fenë reale e të gjallë përmes dashurisë!
Duajeni Jezusin në të afërmin.
Shërbejini në të tjerët.
Duajeni deri në dhimbje.
Nuk ka dashuri të vërtetë, pa dhimbje.Por pikërisht për këtë është e vërtetë dhe e pastër!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.