2008-09-04 18:57:39

Papa bekon një shtatore të Nënë Terezës


(04.09.2008 RV)RealAudioMP3 Dje Benedikti XVI bekoi një shtatore bronzi të Nënë Terezës, të gjatë tri metra, realizuar nga një artist maqedon e dhuruar Papës në përfundim të audiencës së përgjithshme.
Me duart e bashkuara në shenjë lutjeje e me gishtat e këmbëve të shtrembëruar nga lodhja e kilometrave që përshkuan rrotull botës, shtatorja e Nënë Terezës në bronz, të cilën skulptori ia dhuroi Benediktit XVI, vijon të transmetojë mesazhin se Zoti i do të gjithë njerëzit, pa dallim race e feje.
Vepra të kujton se, për ta realizuar misionin e saj fetar, Nënë Tereza nuk pati nevojë për shumë fjalë. Mjaftonte ta shikoje, për t’u bindur sa e thellë ishte feja e saj, shpresa e saj e dashuria e saj. E mjafton ta shikosh, të derdhur në bronz, për të krijuar të njëjtën bindje e për të kuptuar si arriti të thirrej Nënë nga të gjithë, e posaçërisht në Indinë ku ndiqen shumë fe e ku sot po thellohen tensionet ndërfetare.
Papa do t’ia dhurojnë shtatoren famullisë romake, në ndërtim e sipër, që do të mbajë emrin e Rregulltares së Lume. Deri atëherë, do të ruhet në oborrin e shtëpisë së misionareve të dashurisë ‘Dhurata e Marisë’, në Vatikan. Dje, në ceremoninë e dorëzimit të shtatores ishin të pranishëm edhe ipeshkvi e kryetari i bashkisë së Shkupit, qytet ku lindi Nënë Tereza.








All the contents on this site are copyrighted ©.