Në prag të festës liturgjike të Nënë Terezës: në dioqezën e Sapës familjet shtegtuan
drejt katedrales që i kushtohet së Lumes.
(04.09.2008 RV) Kisha në Shqipëri e në botë e pret me një sërë veprimtarish
fetare e kulturore festën liturgjike të Nënë Terezës, që do të kremtohet nesër, në
përkujtim të ditës kur e Lumja u kthye në shtëpinë e Atit qiellor. Ishte data 5 shtator
1997. Kanë filluar prej një jave veprimtaritë në dioqezat e Shqipërisë e të Kosovës,
posaçërisht në dioqezën e Sapës, ku sot familjet shtegtuan drejt katedrales së ‘Nënë
Terezës'. Shërbim i Violeta Marashit:
Nesër shumë
Kisha, në vende të ndryshme të botës, duke nisur nga Italia, kanë shpallur një ditë
lutjeje e agjërimi, në shenjë afërsie shpirtërore e solidariteti me të krishterët
në Indinë e ngarkuar me tensione fetare, për të cilët Nëna Tereza shkriu gjithë jetën.