Takimi i BE-së mbi krizën në Kaukaz: dialog me Moskën.
(02.9.2008 RV)Në takimin e nivelit të lartë të BE-ian për krizën në Kaukaz
që u mbajt në Bruksel, dënohen ashpër ngjarjet që ndodhën në Kaukaz, pra reagimi i
tepruar i Moskës në Gjeorgji por pa hequr dorë nga dialogu me Rusinë. Pra Bashkimi
Europian u tregua njëzëri e i qartë gjatë takimit të jashtëzakonshëm të kryetarëve
të shteteve të 27-tëve, para krizës së Kaukazit. “Jalta ka mbaruar, — tha presidenti
francez Nikolas Sarkozi, kryetar i radhës i BE-ian, në përfundim të takimit të nivelit
të lartë — dhe kthimi tek sferat e ndikimit është i papranueshëm.” “Nuk qe një mbledhje
kundër Moskës, vazhdoi presidenti francez, por sjellja ruse javët e fundit ka ngjallur
shqetësime e jo vetëm në Europë.” Por nga ana tjetër sot Gjeorgjia u tërhoq nga
traktati i 1992 duke u hequr trupave ruse të OKB-së mandatin paqëruajtës që kishin
dhe duke i kthyer kështu në trupa pushtuese.
“Kosova nuk është precedent
për Osetinë jugore dhe Abkhazinë”. Kështu u shpreh gjatë takimit të nivelit të lartë
mbajtur dje në Bruksel presidenti francez Sarkozi. Duke folur mbi konfliktin në Kaukaz,
Sarkozi vuri në dukje se Kosova është rast i veçantë pasi për vite me radhë janë zhvilluar
negociata nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.
Forcat irakiane morën
sot në dorë zyrtarisht kontrollin e sigurisë në provincën sunite të Al Anbarit, deri
para një viti kështjellë e Al Kaedës dhe strofull e ekstremistëve sunitë antiamerikanë.
Kalimi i detyrës nga forcat amerikane tek ato irakiane u bë gjatë një ceremonie në
qendrën e provincës Ramadi. Al Anbar është provinca e 11-të irakiane nga 18 që janë
gjithsejt, nga e cila amerikanët janë tërhequr.