2008-09-02 17:45:47

Ndjeti i përgjithshëm e misionar i lutjes për muajin shtator 2008.


(02.09.2008 RV)Ndjeti i përgjithshëm u kushtohet refugjatëve. I fton të krishterët jo vetëm të luten për njerëzit që, për shkak të luftërave ose të regjimeve shtypëse detyrohen të largohen nga vatrat e nga atdheu, por edhe t’i mbështesin në përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Ndjeti misionar ka në qendër të vëmendjes, familjen, si bashkësi ungjillëzuese. Na, fton, prandaj, të lutemi për të gjitha familjet e krishtera që, besnike ndaj sakramentit të martesës, të kultivojnë vlerat e dashurisë e të bashkimit, duke u bërë kështu bashkësi të vogla ungjillëzuese, të ndjeshme ndaj nevojave shpirtërore e materiale të vëllezërve.







All the contents on this site are copyrighted ©.