(02.9.2008 RV)Sot më 2 shtator po kujtojmë mons. Simon Filipajn në 9 vjetorin
e vdekjes. Figurë poliedrike, dom Simon Filipaj me veprimtarinë e tij në fushën
biblike e teologjike, ka lënë në gjuhën shqipe kryeveprën botërore, Librin e Shenjtë,
Biblën. Në përkthimin e plotë të Biblës, dom Simon Filipaj punoi tërë jetën me një
përkushtim, dashuri e urti të jashtëzakonshme duke shkri të gjitha energjitë e dhantitë
që Zoti i kishte dhuruar. Krahas veprimtarisë meshtarake në famullinë kishtare
që iu kishte besuar, dom Simoni punoi edhe në përkthimin shqip të librave liturgjike
nga meshari romak, leksionarët, ritualët e tjerë. Kështu me Biblën në gjuhën shqipe
e vepra tjera, dom Simon Filipaj dha një kontribut të dorës së parë për kulturën ndër
shqiptarë.Nga arkivi jonë ju propozojmë zërin e dom Simon Filipajt në mikrpfpnin e
Radio Vatikani, e menjëherë pas njërit prej momenteve më të rëndësishme e të lumtura
të jetës së tij, pas takimit që pati me Papën Gjon Palin II në Vatikan më 10 tetor
1994 kur dom Simon Filipaj ia dorëzoi personalisht kopjen e Biblës në gjuhën shqipe
së bashku me imzot Rrok Mirditen. Ta dëgjojmë çfarë na tha pas atij takimi historik
e të paharrueshëm