2008-09-02 15:20:15

Mbrojtja e viktimave është detyra parësore e Navanethem Pilej, komisare e re e OKB-së për të drejtat njerëzore.


(02.9.2008 R.V.)“Kam ndërmend të mbroj të drejtat e viktimave kudo në botë, pa dallim.” Me këtë deklaratë, zonja Navanethem Pilej, gjykatëse jugafrikane, inauguroi dje në Gjenevë mandatin e saj të Komisariatit të lartë të OKB-së për të drejtat njerëzore, që do të zgjasë tetë vjet. Para saj në këtë vend ka qenë kanadezja Luizë Arbër.
Gjykatëse pranë Gjykatës penale ndërkombëtare qysh nga 2003, Pilej ka qenë më përpara anëtare për katër vjet e më pas kryetare për katër vjet të tjera e Gjykatës penale ndërkombëtare për Ruandën. Në 1967, — shkruan agjencia Misna — qe gruaja e parë që hapi një zyrë ligjore në provincën e Natalit, në Afrikë të jugut, dhe qe e zezakja e parë në gjykatën e lartë të vendit të vet. Si avokate, ka mbrojtur shumë kundërshtarë të regjimit të aparteidit.
Pilej është komisarja e pestë e OKB-së për të drejtat njerëzore, qëkur kjo zyrë është themeluar 15 vjet më parë. Zyra e Komisariatit të Lartë me seli në Gjenevë, ka rreth një mijë vetë që punojnë në 50 vende të botës dhe ka një bilanc vjetor prej 150 milionë dollarësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.