2008-09-02 17:44:30

Ipeshkvijtë e Nikaraguas në vizitë ‘ad Limina’.


(02.09.2008 RV)RealAudioMP3 Vijon, këto ditë, në Vatikan, vizita ‘ad Limina’ e ipeshkvijve të Nikaraguas të cilët, pasi vizituan dikasteret e ndryshme vatikanase, do të priten në audiencë nga Papa Benedikti XVI.
Me 130 mijë kilometrat katrore të territorit të saj, Nikaragua është shteti më i madh i Amerikës qendrore dhe një nga më të varfërit e hemisferës lindore. 89% e 5 milionë banorëve të saj, janë katolikë. Kisha nikaraguane ka një kryedioqezë, gjashtë dioqeza e një vikariat apostolik. Konferencën ipeshkvnore e kryeson kryeipeshkvi i Managuas, imzot José Brenes Solorzano. Gjon Pali II e ka vizituar dy herë vendin, më 1983 dhe më 1996.
Kisha e Nikaraguas, gjatë veprimtarisë së saj kryesore për kumtimin e Ungjillit, impenjohet gjithnjë në luftën kundër varfërisë, për paqen e zhvillimin shoqëror. Por beteja e saj kryesore është ajo për mbrojtjen e jetës e të familjes, siç shprehet edhe kryetari i ipeshkvijve të vendit, imzot Brenes, në mikrofonin e Radio Vatikanit:
“Ne e dimë se një re e dendur e kërcënon Kishën: përpjekja për miratimin e abortit. Po përpiqemi ta përforcojmë punën baritore me familjen, përmes komisioneve tona baritore, duke vënë në qendër të vëmendjes sidomos katekizmin me të rinjtë, që nesër do të jenë kryetarë familjesh.
Puna baritore me familjen është një nga veprimtaritë tona kryesore, së bashku me baritorinë rinore dhe edukative. Këto janë edhe tri drejtimet kryesore të veprimtarisë sonë, pa harruar edhe punën për thirrjet meshtarake”.







All the contents on this site are copyrighted ©.