2008-09-02 14:30:57

Fshati kosovar Krusha Vogël shpallet ‘Fshat i paqes’ në ditën botërore të të zhdukurve


(02.9.2008 RV)Të shtunën e kaluar më 30 gusht në Ditën Botërore të të zhdukurve, fshati kosovar i komunës së Prizerenit, Krusha e Vogël i cili gjatë luftës pati viktima të shumta e dëme të mëdha, u shpall ‘fshat i paqes’. Kjo u bë me nismën e shoqatës bamirëse kosovare “Nëna Tereze”. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....RealAudioMP3

Po kujtojmë edhe një herë 30 gushtin, Ditën Botërore kushtuar personave të zhdukur. OKB-ja e Amnesti Internashënal kërkojnë të “ratifikimin e një konvente për mbrojtjen e të gjithë personave të zhdukur me dhunë.” Këtë gjë kërkuan pra, me rastin e Ditës ndërkombëtare të të Zhdukurve që u shënua më 30 gusht, organizatat kryesore botërore për të drejtat njerëzore, ndër të cilat OKB-ja dhe Amnesti Internashënal. Që nga vitet ’80 deri më sot, këto organizata kanë zbuluar çështjet e mijëra personave të cilët ishin zhdukur pa lënë gjurmë në më shumë se 80 vende. Në një komunikatë të Amnesti Internatishënalit bëhet e ditur se Konventa “mund të jetë një mjet e rëndësishëm për të zbatuar drejtësinë për mijëra persona që po kërkojnë familjarët e tyre dhe për të gjithë ata që janë viktima, tani, të mbajtura peng e si rrjedhojë në rrezik që të mos iu njihen të drejtat njerëzore.” Sikur të ratifikohej nga të gjitha qeveritë; “Konventa do të mund të shtynte qeveritë të mendoheshin mirë përpara se të kryenin një krim apo të ndihmonin të tjerët ta kryejnë dhe do t’u kujtonte qeverive se mbajtja peng është e paligjshme.”







All the contents on this site are copyrighted ©.