2008-09-01 20:28:00

Në Afganistan vriten mbi 220 talebanë, ndërsa në Sri Lankë 42 kryengritës.


(01.9.2008 RV) Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA njofton se forcat afgane dhe ndërkombëtare kanë vrarë mbi se 220 militantë në Afganistanin Jugor, gjatë luftimeve katërditëshe të javës së kaluar. Koalicioni pohon se operacioni në provincën e Helmandit filloi pasi që forcat afgane dhe ato të koalicionit ishin sulmuar vazhdimisht nga militantët talebanë. Po kujtojmë se Helmand është një vendstrehim i rëndësishëm i militantëve talebanë.
 
Në luftimet e fundit në Sri Lankë janë vra 42 kryengritës. Në luftimet më të reja mes forcave të sigurimit në Sri Lankë e Tigrave të Tamilit janë vrarë 42 kryengritës, kanë bërë të ditur burimet ushtarake. Në këto luftime, në veri të ujdhesës, janë vrarë gjithashtu edhe pesë ushtarë. Kujtojmë se Tigrat e Tamilit po luftojnë tash 25 vjet për një shtet të ndarë për minoritetin tamil. Në luftime deri më tani janë vrarë rreth 70 mijë njerëz.







All the contents on this site are copyrighted ©.