2008-09-01 18:15:57

Gjeorgji: Samit BE-së; thirrje Rusisë, të mos izolohet nga Evropa


(01.9.2008 RV)Sot në Bruksel u mbajt Samiti i jashtëzakonshëm i 27 Vendeve të Bashkimit Evropjan për sigurinë e paqen në Kaukaz. Kryeministrat e ministrat e jashtëm janë konfrontuar në kuadrin e një dialogu e mundësisht pa marrjen e masave ndëshkuese ndaj Rusisë, por në të cilin Samit Polonia e Vendet e ish bllokut komunist ngulin këmbë së bashku me Suedinë dhe Britaninë e Madhe për një përgjigje më të ashpër ndaj Rusisë. Në disuktim është kriza gjeorgjane dhe pasojat në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit evropjan e Rusisë. Qëndrimi i BE-së që del nga Samiti është dënimi i Rusisë në mënyrë të qartë por duke mbajtur të hapur dialogun me të. Pra Bashkimi evropjan i bënë thirrje Rusisë “të mos izolohet nga Evropa” e të “zbatoi planin” në të gjashtat pika të përmbajtjes të hartuar nga Sarkozi.
Për sa i përketë çështjes së marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit evropjan e Rusiës, këshili i jashtëzakonshëm, që ka filluar pas dite në Bruksel, do të vendos pasi të ketë verifikuar qëllimet reale të Moskës në këshillin evropjan në Nicë të Francës më datën 14 nëntor.







All the contents on this site are copyrighted ©.