2008-08-30 18:49:55

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(31.08.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën XXII të kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar.
U përkujtuan edhe Shën Raimond Nonati, kardinal, meshtar mercedar; Shenjtorët Jozefi i Arimatesë e Nikodemi, nxënës të Zotit dhe i Lumi Alfred Hildefons Shyster, kardinal, kryeipeshkëv i Milanos.

Të hënën është festa e Shën Egjidit abat.

Të martën do të përkujtohet Shën Zenoni, martir i Nikomedisë.

Të mërkurën - Shën Gregori i Madh, papë e doktor i Kishës.

Në liturgjinë e së enjtes, kujtimi i Bonifacit I papë, Shën Marinit vetmitar, Shën Rozalisë, virgjër palermitane dhe Shën Moisiut, ligjvënës e profet.

Të premten, përkujtimi shumë i dashur për të gjithë shqiptarët: festa e së Lumes Nënë Terezë, që përkon me datën kur u kthye në shtëpinë e Atit qiellor.

Shën Zakaria profet e Shën Onesifori, nxënës i Shën Palit, janë shenjtorët, shembullin e të cilëve na e propozon Kisha të shtunën.

Të dielën e ardhshme Kisha do të vijojë liturgjinë e Kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar, duke kremtuar të dielën XXIII të kësaj kohe.







All the contents on this site are copyrighted ©.