Peshkopi ortodoks i Alepit: “Në Lindje krishterimi është në rrezik”.
(31.08.2008 RV)“Krishtërimi në lindje është në rrezik. E tregojnë më së miri
numrat. 15 milionë të krishterët, përballë treqind milionë myslimanëve, mund të vijojnë
ta kumtojnë e ta jetojnë këtu Ungjillin, vetëm në se do t’i jepet fund luftërave.
Por në se konfliktet do të vijojë, të krishterët sigurisht që do të detyrohen të emigrojnë
e, si të kenë ikur një herë, nuk do të kthehen kurrë më”. Alarmin e dha kryepeshkopi
ortodoks i Alepit, në Siri, Gregorios Johana Ibrahim, duke folur në Forumin ndërkombëtar
mbi dialogun ndërkulturor në Mesdhe. Kryepeshkopi saktësoi se në Siri qeveria e inkurajon
dialogun ndërmjet dy feve kryesore: fesë së krishterë e myslimane, se besimtarët
e të dyja feve bashkëjetojnë normalisht por, duke pasur parasysh rritjen e fanatizmit
islamik, nuk mund të mos reflektohet thellë për ardhmërinë e krishterimit në viset
e Lindjes.