2008-08-30 18:48:08

Kisha ortodokse ruse e ajo gjeorgjiane, të bashkuara kundër konfliktit në Kaukaz


(31.08.2008 RV)Të bashkuara në ndjetin e në shpresën e përbashkët që procesi i paqes në zonën e Kaukazit të vihet sa më shpejt në jetë. Nga Kisha ortodokse ruse e ajo gjeorgjiane ngrihet njëkohësisht një kor zërash, që bëjnë thirrje për paqe, pajtim e rilidhje të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve, në konflikt gjatë javëve të fundit. Si Patriku rus Aleksej II, ashtu edhe Patriku gjeorgjian, Ilia, janë impenjuar fuqimisht që t’ia presin rrugën rrezikut të kthimit të luftës ndërmjet dy vendeve, në luftë fetare. Ndërsa kryetari i Patriarkanës së Moskës për marrëdhëniet me jashtë, Vsevolod Çaplin, duke folur në kanalin televiziv të Kishës ortodokse, theksoi se “vetëm një i çmendur mund t’i konsiderojë armiq të gjithë gjeorgjianët e t’i fryjë zjarrit të urrejtjes kundër tyre në Rusi”







All the contents on this site are copyrighted ©.