2008-08-29 15:00:31

Sekretari i Shtetit të Vatikanit kard. Bertone shpreh shqetësimet për tensionin që ka shkaktuar kriza gjeorgjane


(29.8.2008 RV)“Erërat e luftës së ftohtë ende nuk kanë kaluar dhe marrëdhëniet ndërmjet lindjes dhe perëndimit po cënohen”. Me këto fjalë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit kard. Tarçizio Bertone shprehu shqetësimin e Selisë së Shenjtë për tensionet ndërkombëtare lindur nga kriza gjeorgjiane duke folur me gazetarët në fund të meshës së kremtuar në Shenjtnoren Zojës Sonë të Gerisonit në Kurmajër.
“Politikanët, shtoi Kard. Bertone, nga Valle d’Aosta ku gjendet me pushime, nuk i dëgjuan thirrjet e Papës për t’u bërë ndërtues të paqes në emër të një interesi më të lartë. Mungoi dialogu ndërfetar me popujt, por edhe dialogu me popujt, që jo gjithmonë kanë qenë të përfaqësuar nga ata që i qeverisin.”
Sipas Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, për më tepër “Lojërat Olimpike mund të kishinq enë një rast paqëtimi, sikurse e dëshmoi edhe përqafimi simbolik ndërmjet dy atleteve të Rusisë dhe të Gjeorgjisë, por fatkeqësisht ato nuk ndikuan tek qëllimet e konflikteve dhe të luftës.”







All the contents on this site are copyrighted ©.