2008-08-25 17:31:19

Më 1 shtator Papa do të presë në audiencë Ingrid Betankur


(25.08.2008 RV)RealAudioMP3 Më 1 shtatorin e ardhshëm, Ingrid Betankur, nënshtetase franko-kolumbiane, e liruar në fillim të muajit të kaluar, pas më se gjashtë vjet rrëmbimi nga forcat e armatosura revolucionare të Kolumbisë (FARC), do të pritet nga Benedikti XVI në Kastel Gandolfo. Njoftimin e jep familja e gruas, duke saktësuar se realizohet kështu dëshira e shprehur nga vetë Ingrid Betankur më 2 korrikun e kaluar, menjëherë pas lirimit.
Programi i vizitës në Itali është shumë i pasur me takime. Në përfundim të audiencës me Papën, ish-kandidatja për presidente në Kolumbi, do të takohet me gazetarët. Më 2 shtator do të shkojë në Kuirinale për të takuar presidentin e Republikës italiane, Napolitano. Më pas do të pritet nga kryebashkijaku i kryeqytetit, Alemano, në Kampidol, ku do t’i jepet titulli ‘Qytetare nderi e Romës’.







All the contents on this site are copyrighted ©.