2008-08-24 12:46:18

Shenjtorët e Javës së ardhshme sipas Kalendarit kishtar


(24.08.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën XXI të kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar.
U përkujtuan edhe Shën Bartolomeu Apostull e Shën Gjovana Antida Turè, virgjër, themeluese e Motrave të dashurisë.

Të hënën, festa e Shën Ludovikut (Luigji IX), mbret i Francës dhe e Shën Jozef Kalasancit, meshtar, themelues i Skolopëve.

Të martën Kisha katolike do të përkujtojë Shën Zefirinin papë e Shën Maksimilianin martir.

Të mërkurën do të kremtohet festa e Shën Monikës, Nënës së Shën Agostinit, ipeshkëv.

Në liturgjinë e së enjtes, kujtimi i njërit nga shenjtorët më të mëdhenj të fesë katolike: Shën Agostinit të Iponës, doktor i Kishës. Është edhe festa e Shën Hermetit, martir.

Të premten, përkujtimi i martirizimit të Shën Gjon Pagëzuesit dhe Shën Sabinës romake.

Shën Feliksi, meshtar; Shën Adauti, martir; Shën Pamaku senator romak e Shën Rebeka do të jenë shenjtorët, shembullin e të cilëve na e propozon Kisha të shtunën.

Të dielën e ardhshme Kisha do të vijojë liturgjinë e Kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar, duke kremtuar të dielën XXII të kësaj kohe.







All the contents on this site are copyrighted ©.