2008-08-24 19:16:29

Papa Benedikti XVI shpreh shqetësimin e thellë për tensionet ndërkombëtare.


(24.8.2008 RV)Gjatë lutjes së Engjëllit të Tenzot në Kastel Gandolfo Ati i Shenjtë bën thirrje që të hiqet dorë nga dhuna e cila – thotë Papa – nuk duhet përdorur për të zgjidhur kundërshtimet e mosmarrëveshjet territoriale. E pas thirrjes për paqen e kundër ashpërsimit të tensioneve ndërkombëtare, Benedikti XVI duke iu referuar pjesës së Ungjillit të kësaj së diele kujtoi se “të bashkosh njerëzimin mbarë në një familje të vetme në Krishtin” ky është misioni i Pjetrit dhe i pasardhësve të tij . “Para përgjegjësisë së madhe të kësaj detyre “– tha Papa Racinger – "ju kërkoi juve, vëllezër e motra, të më mbështetëni me lutjet tuaja, që, duke qëndruar besnik ndaj Krishtit, të mund ta kumtojmë e dëshmojmë së bashku praninë e Krishtit në kohën tonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.