2008-08-23 16:28:14

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 21 gjatë vitit kishtar ‘A’: Kush është Jezusi sipas jush?


RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 21 gjatë vitit kishtar, ciklit të praë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Leximet biblike të kësaj së diele na ndihmojnë ta njohim më tej e më thellë identietin e Jezu Krishtit. Kush është Jezusi? Kjo pyetje qendërore dhe themelore e fesë sonë të krishtërë, e cila në forma të ndryshme e përshkon tërë Ungjillin, jehon përsëri në pjesën ungjillore të kësaj së diele prej gojës së Jezusit e na drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejt e personale secilit prej nesh: kush është Jezusi për mua, për ty? Nga përgjigja në këtë pikëpyetje varët marrëdhënia jonë me Të.
Pra, pyetja qendërore e Ungjillit të kësaj së diele ka të bëjë me Jezusin:
”Ju, kush thoni se jam unë?”. Kjo pyetje është jashtëzakonsiht aktualite: nga përigjigjia varët mënyra se si ne e kuptojmë fenë, përvojën e krishtërë, impenjimin tonë në jetën e Kishës. Të vetëdijshëm për këtë, t’i lutemi Zotit me fjalët e lutjes së dytë të meshës së kësaj së diele: “ faljau të gjithë njerëzve dritën e Shpritit tënd, o Zot, që ta njohin në Jezusin e Nazaretit të Birin e Hyjit të gjallë, që është bërë gurë i gjallë për ndërtimin e Kishës tënde”.
Si teksti i leximit të parë nga Izaia profet (Iz 19-23) po kështu edhe pjesa e letrës së Palit drejtuar Romakëve(Rm11,30-36), nënvizojnë figurën hyjnore të Mesisë së dëftuar në Zotërinë Jezus. Ndërsa teksti i Ungjillit (Mt 16,13-20) që njihet edhe si “rrëfimi i Pjetrit”, i referohet misionit që Jezusi ia beson Pjetrit. Rrëfimi i fesë së Pjetrit si përgjigje në pyetje të Jezusit: “Po ju ç’thoni se kush jam unë?”, “Ti je Mesia – Biri i Hyjit të gjallë!”, bëhët tema udhëheqëse e kremtimit të liturgjisë Hyjnore të kësaj së diele: e derisa e çojmë ngadalë velin lartë mbi këtë mister që ka të bëjë me identitetin e Jezu Krishtit, vërejmë se nuk arrijmë dot kurrë ta zbulojmë, ta njohim e kuptojmë në mënyrë të mjaftueshme figurën e Krishtit, pasiqë Ai e tejkalon përmasën e mendjes dhe të arsyes sonë njerëzore, këndej është shumë më i thellë se sa mund ta imagjinojmë. Krishti është njeri ndër njerëz e syri i pabesueshëm nuk di ta njoh. Në të vërtetë Ai vepron nga brendia në njeriun që beson në të dhe këtij i ofron mundësinë e pashterrshme të çlirimit të vetes nga e keqja e të shpëtimit të përjetshëm.
Leximi i parë në një farë mënyre e paraprijnë temën e Ungjillit: atë të autoritetit që Zoti ia beson një njeriu në mënyrë që të jetë: ” babë për banorët e Jeruslamesmit…”
Plani i Zotit si plan shpëtimi trajtohet edhe nga leximi i dytë i kësaj së diele: para Zotit që e kërkon njeriun, besimtari nuk mund të gjejë diçka tjetër përveç se t’i lartojë himne lavdi, sepse “gjithçka është, është prej Tij, nëpër Të dhe për Të. Qoftë lavdëruar përgjithmonë e jetës! Amen!”.
Kisha pra, e ka këtë detyrë dëshmimin e mirësisë së Zotit dhe udhëheqjen e njerëzve për të njohur në Krishtin afërsinë e dashurinë e Atit Qiellor: vetëm kjo e arsyeton ekzistencën e autoritetin në Kishë, shërbimi i saj në botë është porsi ai i Pjetrit, ta rrëfejë në Krishtin të Birin e Hyjit të gjallë. E çështja e autoritet është edhe një temë tjetër që trajtohen në Ungjillin e kësaj së diele. Autoriteti që Jezusi ia beson Pjetrit ka për qëllim ndërtimin e mbretërisë së Zotit, jo pushtetin mbi njerëz por udhëheqjen e tyre drejt Hyjit të gjallë, drejt jetës së përjetshme. Kështu leximet biblike të kësaj së diele, na ftojnë edhe ne të gjithëve, që me fjalët dhe dëshminë tonë, t’ia kumtojmë të gjithë vëllezërve tanë se Jezusi është Biri i Zotit, që ka ardhur për shëlbimin e të gjithëve.
E tani më tepër, këtu mund t’i dëgjoni leximet dhe komentin e pjesëve biblike të liturgjisë Hyjnore të kësaj së diele……RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.