2008-08-22 16:01:46

Benedikti XVI në salikimet e imzot Eger thekson dashurinë për fjalën e Hyjit e shenjtërimin e së dielës.


(22.08.2008 RV)“Shembulli i tij është ftesë që i drejtohet secilit nga ne për t’ia hapur zemrën Zotit”- me këto fjalë fillon letra e ngushëllimit shkruar nga Benedikti XVI, në kujtim të ipeshkvit të Bolxano-Bresanones, Vilhelm Eger, salikimet e të cilit u kremtuan dje pasdite në katedralen e qytetit.
Tani ipeshkvi i ndjerë kapuçin, vdekur nga infarkti të shtunën e kaluar, në moshën 68 vjeçare, pushon në paqe po në katedrale. Qenë meshtarët e dioqezës së tij që e ulën arkivolin në varr dhe hodhën mbi të grushtet e para me dhe, në përfundim të Meshës së dritës, që u bashkëkremtua në gjuhën italiane e gjermane, kryesuar nga Patriku i Venedikut, Skola, në praninë e shumë autoriteteve të tjera të larta kishtare e të 500 meshtarëve.
Në letrën e ngushëllimit, lexuar në fillim të ritit, Papa Benedikti XVI nënvizon miqësinë me imzot Eger, mysafir i të cilit ishte gjatë pushimeve verore, dhe thekson dashurinë e tij për Fjalën e Zotit e shenjtërimin e së dielës, që tani tingëllojnë si testament, përmes të cilit ipeshkvi i ndjerë vijon t’i ftojë të gjithë besimtarët të venë në qendër të jetës, takimin me Hyjin e dashurisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.