2008-08-21 16:32:23

Pakistan: Bashkësia e Shën Egjidit shpëton një të krishterë të dënuar me vdekje.


(21.08.2008 RV)Në Sargodë të Pakistanit u anullua vendimi i dënimit me vdekje kundër një të krishteri, falë ndërmjetësimit të Bashkësisë së Shën Egjidit. Në bashkëpunim me famullitarin e qytetit, Bashkësia e bindi familjen e viktimës ta falte të dënuarin. E kjo, sipas ligjit në fuqi në Pakistan, mjafton për të paraqitur lutjen për falje pranë Gjykatës së Lartë. Dënimi me vdekje – lexojmë në një komunikatë të Bashkësisë së Shën Egjidit – u anullua më 8 gushtin e kaluar. Burri, një i krishterë 35 vjeç, i martuar e me dy fëmijë, qe akuzuar për vrasje. Është i dënuari i dytë gjatë viteve të fundit, të cilit i falet jeta me ndërmjetësimin e Bashkësisë së Shën Egjidit.







All the contents on this site are copyrighted ©.