2008-08-21 16:32:10

Kurdistani Irakian: të krishterët e myslimanët luten së bashku për paqe


(21.08.2008 RV)Më se 250 prijës fetarë sunitë, shiitë, kurdë e turkmenë, u luten dje, së bashku me të krishterët kaldej, të kryesuar nga kryeipeshkvi i Kirkukut, imzot Lyi Sako, në xhaminë sunite al-Rashid të Domez, në Kurdistanin irakian. Lutja e përbashkët u organizua nga imami Ali Iman, prijës fetar i bashkësisë sunite vendase, për të promovuar paqen, për t’i dhënë fund dhunës e për të kujtuar viktimat e atentateve që gjakosin çdo ditë Irakun.







All the contents on this site are copyrighted ©.