2008-08-21 16:30:54

Indi: salikimet e rregulltarit karmelitan, vrarë barbarisht në Andra Pradesh


(21.08.2008 RV)RealAudioMP3 U kremtuan dje në Indi, salikimet e atë Tomas Pandipalit, karmelitanit të mbytur e të gjymtuar barbarisht më 16 gushtin e kaluar, ndërsa por shkonte në një fshat për të kremtuar Meshën Shenjte. Në një komunikatë të përbashkët, Këshilli i ipeshkvijve të Keralasë shpreh ‘habi e ankth” për vrasjen mizore të atë Tomasit, i cili ia kushtoi gjithë jetën të varfërve të vendit, si dhe për dhunën kundër të krishterëve, që vijon prej kohe në këtë zonë, ku disa herë janë shkatërruar kisha e kuvende, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë asnjëherë në kohën e duhur. E pikërisht në këtë zonë, ku vijon dhuna kundër të krishterëve, do të shkojnë që nesër motrat e dashurisë, për të kremtuar, më 26 e 27 gusht, ditëlindjen e pagëzimin e themelueses së Kongregatës së tyre, së Lumes Nënë Terezë. E po këtu misionaret do të krijojnë një qendër mjekësore e do të shkojnë për vizitë shtëpi në shtëpi, në përpjekjen për t’i përmirësuar marrëdhëniet e paqëndrueshme ndërmjet të krishterëve e hinduistëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.