2008-08-21 16:30:25

Benedikti XVI emëron kardinalin e Këlnit, Maisner, të dërguar të posaçëm në kremtimet për 400-vjetorin e dukjeve të Zojës në Siluva të Lituanisë.


(21.08.2008 RV)Më 13 e 14 shtatorin e ardhshëm, në Shenjtëroren lituane të Zojës së Bekuar në Siluva do të organizohet një festë e madhe. Kremtohet 400-vjetori i dukjeve të Zojës së Bekuar në këtë vend. Me këtë rast, Benedikti XVI emëroi të dërguarin e tij të posaçëm, kardinalin Joakim Maisner, kryeipeshkëv i Këlnit.
Kujtojmë se shenjtërorja e Zojës, guri i parë i së cilës u bekua dhe u vendos në themele në vitin e largët 1457, pak pas përhapjes së krishterimit në Lituani, u bë në shekuj simbol i fesë katolike. Kjo fe, e sulmuar në mënyra nga më të ndryshmet në rrjedhë shekujsh, e mbrojtur me gjak gjatë periudhës së vonë të ateizmit komunist, vijon të dëshmohet me përshpirtëri të thellë në Shenjtëroren e Zojës së Bekuar, ku mijëra shtegtarë shkojnë çdo ditë për t’u lutur para ikonës së Virgjërës Mari me Krishtin fëmijë në prehër, e cila ka bërë me qindra mrekulli.







All the contents on this site are copyrighted ©.