2008-08-20 18:26:33

Kriza në Kaukaz:e drejta ndërkombëtare e matja e forcave


(20.8.2008 RV)Nato-ja kërkon një linje të përbashkët për zgjidhjen e krizës në Kaukaz, tankat ruse fillojnë ta lënë Gorin. Nato-ja qëndrim të njëzëshëm kritik ndaj Rusisë. Ministrat e Jashtëm të 26 Vendeve të Natos, të mbledhur dje në Bruksel në takimin e jashtëzakonshëm mbi konfliktin në Kaukaz, kanë kritikuar Moskën duke i kërkuar respektimin e planit të paqes e tërheqjen e plotë ushtarake nga Gjeorgjia: “Asgjë nuk do të jetë më siç ishte më parë . Ne nuk jemi duke hequr dorë nga komisioni NATO-Rusi, por u pajtuam se nuk mund të ketë shkëmbime të zakonshme në marrëdhëniet tona me Federatën Ruse", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Skefer. Kremlini përgjigjet duke thirrur ambasadorin e vet të Aleancës atlantike për konsultime: “Nato ka paragjykime e nuk është objektive, sidoqoftë edhe për ne është e pamundshme që marrëdhëniet të kthehen siç ishin përpara”.
Tensioni ndërkombëtar mbetët i lartë. Pas takimit të djeshëm, Nato-ja mori qëndrim kritik ndaj Rusinë, por duke lënë hapur portat e një dialogu të mundshëm, dialog që bëhët edhe më i vështirë pas vendimit të që mori sot dhoma e lartë e parlamentit rus, e cila sot deklaroi se është e gatshme të njohë pavarësinë e Osetisë së jugut e të Abkhazisë, nëse këtë e miraton presidenti Dmitri Medvedev. Abkhazia i ka kërkuar sot Rusisë ta njohë pavarësinë së saj. Po kështu ka deklaruar se do të veprojë edhe Osetia e Jugut.

Në anën tjetër Rusia ka refuzuar edhe shqyrtimin e projektrezolutes mbi konfliktin në Kaukaz, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas Kremtilit kjo projektrezolutë është në kundërshtim me kërkesat e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti francez Nikolas Sarkozi. Projektrezoluta ripohon integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarake në pozicionet që kishte përpara konfliktit. Ndërkohë, Putin ka njoftuar se ushtarët rusë në Gjeorgji do të tërhiqen në pozicionet që i kishin para fillimit të luftës, deri të shtunën, e sot ka filluar tërheqja e trupave ushtarake ruse nga Gjeorgjia, por sipas SHBA-së kjo nuk është shenjë e pmajftueshme e kërkon nga Rusia të bëjë më shumë në këtë drejtim.

SHBA-së e Polonia kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për ndërtimin në Poloni të bazës antiraketore amerikane. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs e ministri i jashtëm polak, Radoslav Sikorsi, kanë nënshkruar marrëveshjen sot në Varshavë. Marrëveshjen e ka kritikuar Moska e cila ka ngritur tonet ndaj Varshaves.







All the contents on this site are copyrighted ©.