2008-08-20 17:14:53

Gazeta ‘L’Osservatore Romano’ i shikon Lojërat Olimpike si “Mundësi për dialog me Pekinin”.


(20.08.2008 RV)“Olimpiada, në vijim, në qytetin e Pekinit, mund të krijojë për Evropën dhe për mbarë botën mundësinë për të kaluar nga një qëndrim i dyanshëm e i dyshimtë ndaj Kinës, i diktuar nga frika, në qëndrim ballafaqimi e dialogu”. Këtë pohon drejtori i revistës së njohur ‘Civiltà Cattolica’, atë Gjan Paolo Salvini, në një artikull botuar në gazetën vatikanase ‘L’Osservatore Romano’. Mbi këtë temë vihen në lojë shumë gjëra që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Planetit tonë - shtohet në artikull – e jo aq lidhur me klasifikimet e Pil (Prodhimit të Brëndshëm Brut) të vendeve të veçanta, më të afta për kampionatet sportive, sesa për marrëdhëniet ndërkombëtare”. Është një detyrë që ka të bëjë shumë me Kontinentin e Vjetër. Evropa - vijon jezuiti Gjan Paolo Salvini – nuk është më në qendër të botës e Kina është bërë një nga pikat e globit, ku merren vendime, që kanë të bëjnë me gjithë botën. Mund të themi, prandaj, se dialogu me Kinën po bëhet gjithnjë më shumë një përparësi për Kishën katolike. Nuk duhen fshehur vështirësitë që do të ndeshen në kryerjen e kësaj detyre – saktëson drejtori i ‘Civiltà cattolica’, por as nuk duhet lënë të na ikë rasti i madh, që na jep Olimpiada.







All the contents on this site are copyrighted ©.