2008-08-19 16:14:56

Javët e ardhshme do të lumnohen gjashtë Shërbëtorë të Zotit.


(19.08.2008 RV)RealAudioMP3 Zyra e Kremtimeve Liturgjike e Papës njofton se javët e ardhshme do të kremtohen ritet e lumnimit për 6 Shërbëtorë të Hyjit. Ndërmjet tyre - një martir i foibeve, prindërit e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë dhe rrëfyesi i Motrës Faustina Kovalska.
Lumnimet do të fillojnë më 21 shtatorin e ardhshëm në Veronë të Italisë, me Vinçenca Maria Polonin, themeluese e Institutit të Motrave të Mëshirës.
Do të vijojnë me Atë Mikel Sopockin, rrëfyesin e Motrës Faustina Kovalska e themelues i Kongregatës së Motrave të Krishtit të Mëshirshëm. Mesha me ritin e lumnimit do të kremtohet më 28 shtator, në Bialistok të Polonisë.
Më 4 tetorin e ardhshëm, pastaj, do të lumnohen Françesko Piancola, themelues i Motrave Misionare të Zojës së Papërlyer, Mbretëreshës së Paqes, në Vigjevano dhe atë Françesko Gjovani Bonifacio, ‘martir i foibeve’, në Trieshtë.
Së fundi, më 19 tetor, lumnimi i Lyi Martë e Maria Guerë, prindërit e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, në Lisië të Francës.







All the contents on this site are copyrighted ©.