Rubrika 365 ditë : "Famullitari i Arsit, që rrinte gjithë ditën në rrëfyestore".
(17.08.2008 RVSa shëndetlig e hollak është famullitari i ri i Arsit.
S’i ka mbushur ende tridhjetë e një vjetët e i ka faqet të zgropuara. Klementina,
Liza e Amelia, tri besimtare të famullisë të Shën Filomenës, së cilës i kushtohet
Kisha e vendit, janë vërtetë të shqetësuara. “Me sa duket, ha shumë pak!”. “Thonë
se ha vetëm patate…” “E ke parë ç’vështrim të ethshëm ka?... “Jo të ethshëm,
por të zjarrtë!”. Gjon Maria Vianej, me origjinë nga Dardilì, pranë Lionit, erdhi
në Ars aty nga viti 1817. Pasi e vërejtën mirë e mirë, besimtarët nisën ta çmonin
shumë. E pak nga pak filluan ta ndjekin çdo ditë Kishën… Sipas famullitarit të Arsit,
rrëfimi është mënyra më e mirë për të rifilluar një jetë të re, për t’iu afruar Zotit
e për t’i kërkuar falje. Prandaj e nis punën e tij pikërisht nga rrëfyestorja, ku
shpesh rri deri në tetëmbëdhjetë orë. “Nuk ka pikë kujdesi për vete. Pastaj, pse
duhet të rrëfehemi? Ti Amelia, për shembull, a mund të quhesh mëkatare?”. “Unë
jo, por të tjerët, me sa duket, po. Ta tregon vetë numri i njerëzve që vrapojnë
në rrëfyestoren e tij”. “E kush na qenkan këta?” – pyet me shqetësim Amelia. “Së
pari, ti i gjykon të tjerët pa i njohur fare. Pastaj e vë vetën përmbi ta, duke harruar
se të gjithë jemi të barabartë para syve të Zotit. Së fundi, më e rëndësishmja nga
të gjitha, nuk e njeh bukurinë e hapit që bëjnë: s’ka gjë më të bukur se të pajtohesh
me Zotin”. “Ngutem gjithnjë kur flas” – pranon me ndrojte Amelia. “Gjëja më
mahnitëse që bën Zoti, është se nuk na qorton” – ndërhyn Liza, “por na do kështu siç
jemi. Ulet tek këmbët tona për të na pastruar nga balta e mëkateve e për të na hapur
rrugën drejt jetës së re”. Liza çuditet sesi mundi të japë një përgjigje kaq të
bukur. Bie heshtja. Sigurisht që famullitari u kishte shtënë në kokë ide të çuditshme.Fama
e famulltarit të Arsit, një meshtar i jashtëzakonshëm, shtohet gjithnjë më shumë e
njerëzit vijnë edhe nga larg për t’u rrëfyer prej tij. Pasi çlirohen nga barra e mëkateve
përmes rrëfimit, rinisen të shëruar shpirtërisht e nganjëherë, edhe fizikisht. Fillojnë
të vërtetohen edhe mrekulli. Famullitari i Arsit bëhet aq i njohur, sa të tërheqë
pas vetes turma njerëzish. Mbyll sytë në vitin 1859 e shpallet shenjt në vitin 1925,
duke u bërë edhe pajtor i klerit. Në se do të na duhej të kujtonin një nga shprehjet
e tij, do të zgjidhnim këtë: “Në shpirtin tonë kemi gjithçka duhet për të bërë
mirë”.