2008-08-15 18:01:40

Kolumbi: mbytet me thikë një famullitar i Medelinit.


(15.08.2008 RV)Ishte 70 vjeç e ia kishte kushtuar gjithë jetën të varfërve dom Xhejm Osa Toro, meshtari katolik i therur me thikë në Medelin, në veri-lindje të Kolumbisë.
“Shquhej për shpirtin e dashurisë së krishterë ndaj të varfërve, për sinqeritetin, zgjuarësinë e kulturën, prandaj besimtarët e donin shumë” – pohon kryeipeshkvi i Medelinit, imzot Alberto Gjiraldo Jaramilo, i prekur thellë nga vdekja e misionarit, që erdhi këtu pas 14 vjetësh shërbimi në Angola.
Nuk ka ende lajme të sakta për hollësitë e krimit e për shkaqet e tij. Dihet vetëm se trupi i meshtarit katolik saverian, i goditur disa herë me thikë, u gjet dje në banesën e tij, pranë Kishës së Emaus, ku shërbente prej tri vjetësh si famullitar. Deri tani dyshimet bien mbi një djalosh 16 vjeçar, që është parë pranë famullisë në orën e krimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.