2008-08-14 18:11:27

Papa Radiotelevizionit bavarez “Bayerischer Rundfunk”: “Në fe shkëlqen fytyra e Marisë e mirësia e Zotit”.


(14.08.2008 RV)Përmes fesë, ne mund ta shikojmë fytyrën e Marisë e mirësinë e Zotit – kujtoi Benedikti XVI mbrëmë në Kastel Gandolfo, në fjalimin drejtuar delegacionit të Radiotelevizionit bavarez “Bayerischer Rundfunk”. Delegacioni i dhuroi Atit të Shentjë një dokumentar kushtuar shtegtimeve në shenjtëroret mariane, titulluar “Maria e Maji”. Ky dokumentar – u tha Papa bashkatdhetarëve – nuk është thjeshtë film, por shtegtim për të takuar Zojën e Bekuar, sepse të gjithë jemi për udhë drejt Marisë, Nënës së Zotit, që na prin në rrugën e fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.