(13.08.2008 RV)Shenjtorët, që përkujtoi
sot Kisha katolike, janë Ponciani papë e Hipoliti meshtar. Ponciani u zgjodh papë
në vitin 230 dhe u ul në fronin e Shën Pjetrit më 21 korrik të të njëjtit vit. Asokohe
perandoria romake sundohej nga Aleksandër Severi e Kisha gëzonte një periudhë paqeje.Prifti
Hipolit ka shumë mundësi të jetë Hipoliti i ditur, antipapë, që i pati sjellë shumë
trazime Kishës së Romës atyre viteve. Këta dy njerëz, që jetuan në kundërshtim me
njëri tjetrin, duke besuar që të dy Krishtin e duke punuar për lavdinë e Tij, i bashkoi
martirizimi i përbashkët për të njëjtin Zot. E derdhën njëherësh gjakun për Krishtin
në Sardenjë, ku ishin internuar, në vitin 235. Sipas Martiriologut Romak, trupat e
tyre u mbartën në Romë e u varrosën: i pari, në varrezën e Shën Kalistit e i dyti,
në varrezën e rrugës Tiburtina.