2008-08-12 17:55:07

Gjendet kompjuteri i Karaxhiqit. Mladiqi fshihet në Beograd


(12.08.2008 R V)Një kompjuter i vogël është gjetur në periferinë e Beogradit në një çantë së bashku me 55 kompakt disqe, disa artikuj gazetash dhe dy libra. Mendohet se çanta i përkiste Radovan Karaxhiqit. Këshilli për krimet e luftës po analizon gjurmët e ADN-ë për të gjetur nëse me të vërtetë komjuteri i përkiste kriminelit të luftës Karaxhiq. Ndërsa në lidhje me të shumëkërkuarin tjetër Ratko Mladiq, ministri i Serbisë për bashkëpunimin me Gjyqin ndërkombëtar për krimet në ish-Jugosllavi Rasim Ljajiq, tha se nga 2002 deri në 2005 Mladiqi është fshehur në struktura të ushtrisë në Beograd.
Ministri Ljajiq në një interviste për revistën e përjavshme gjermane “Spiegel” ka shtuar se “shumë njerëz” e dinin se Mladiqi ishte fshehur nga ushtria, por kërcënimet për hakmarrje dhe besimi i paktë te gjykata e Hagës, i kishiin shtyrë këta persona të heshtnin. “Ndërsa në Beograd, përkundrazi, tha Ministri Ljajiq, kishte shumë pak njerëz që dinin për vendndodhjen e Mladiqit.
Radovan Karaxhiqi dhe Ratko Mladiqi, kanë qenë respektivisht përgjegjësi politik dhe dorasi i masakrës së Srebrenicës, ku humbën jetën tetë mijë myslimanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.