2008-08-11 16:07:27

Benediktit XVI i jepet titulli ‘Qytetar nderi’ i Bresanones.


(11.08.2008 RV)Një ditë para se të nisej, pranë Seminarit, ku kaloi periudhën e pushimeve, Atit të Shenjtë iu dorëzua titulli ‘Qytetar Nderi’ i Bresanones me motivacionin e dyfishtë: “Për lidhjet e ngushta që Benedikti XVI ka me Bresanonen, qytet ku kaloi disa herë pushimet e në të cilin u rikthye si Papë” si dhe “për impenjimin e Atit të Shenjtë në nxitjen e dialogut ndërmjet feve”.
Dorëzimi i qytetarisë së nderit Benediktit XVI vulosi edhe vëllazërimin ndërmjet Bresanones e Regensburgut, në universitetin e të cilit Papa ka qenë profesor i dogmatikës, i historisë së dogmave dhe zevendës-drejtor.







All the contents on this site are copyrighted ©.