2008-08-10 18:03:20

Rurbika radiofonike "365 ditë": "Ndjesa e Bonshamp apo falja e robërve të luftës".


(10.08.2008 RV)“Vdekje! Vdekje! Vdekje bluve, t’i qesim faret!”.
Që më 1793, kur në Francë Konventa vendosi ta mbysë në gjak kryengritjen e Vandesë, të dyja palët kryejnë krime të shëmtuara. Me ndonjë përjashtim të paktë. …. Siç ësht, rasti i Anton dë Bonshamp, i radhitur përkrah ushtrisë katolike të mbretit. I plagosur për vdekje në Sholè, mbartet, ashtu i gjakosur, në Sent Florâ, në brigjet e lumit Luarë. Megjithëse u mundën, vandeasit, në shpartallim e sipër, ia dolën të kapin pesëmijë uniforma blu, dmth ushtarë të Republikës. I mbyllën në një kuvend e tani gradojnë topat, për t’i hedhur në erë, duke këlthitur plot urrejtje se kishte ardhur ora e ahmarjes.
“Vdekje! Vdekje!
Bonashamp, që po jepte shpirt, i dëgjon i tmerruar këto klithma. E urdhëron menjëherë të kushëririn, kontin Otishamp, të shkojë e të kërkojë falje për blutë. Konti sulet në mes të turmës, jep urdhër t’u bien lodrave e deklaron me zë urdhërues:
“Të falen robërit e luftës!” Këtë e do Bonashamp! Është urdhër i Bonashamp!”.
Vandeanët nuk u besojnë veshëve.
“Është dëshira e Bonshamp!” – përsërit me këmbëngulje d’ Otishamp.
Të gjithë vandeasit e respektojë markezin Bonshamp, i cili i udhëhoqi disa herë drejt fitoreve: në Fontenej, në Torfu… Njihej mirë për humanitetin e tij. U krijonte gjithnjë mundësi të reja kundërshtarëve, duke i liruar robërit e luftës, pas premtimit për t’i thënë lamtumirë armës.
Ndërmjet vandeasve bie një heshtje e thellë. Nuk do t’i shkrehin topat. Blutë mund të dalin nga kuvendi. Disa prej tyre, që shpëtuan nga vdekja, nuk dinë si të falënderojnë … Por, krej papritmas, jehon një tingull daulleje e, menjëherë pas, lajmi: “Bonshamp vdiq!”.
Trupi i tij vendoset në një tezgë, i mbrojtur nga shiu prej një baladakini të bardhë, mbi të cilin është qindisur një zëmbak e, mbi të, Zemra e Krishtit e e Zojës së Bekuar.Revolucinarët nuk i shikojnë me sy të mirë blutë e liruar. “Duhet ta harrojmë përgjithmonë këtë veprim fatkeq - mendon qytetari Merlin de Thionvilë, i Komitetit të shpëtimit publik. Mendon se falja nga ana e Bonshamp, i çnderon ushtarët, që nuk mundën të vdesin si martirë e si heronj. Sulmohet edhe e veja Bonshamp, sepse përpiqet ta përjetësojë sjelljen e të shoqit. E ndihmuar prej atyre që shpëtuan nga vdekja, gruaja ia del mbanesh të shpëtojë. I biri i njërit prej tyre, David d’Anzhe, do ta skaliste gjestin e markezit në gur. Kjo vepër, që mund të admirohet në Kishën e Sent–Flora-lë-Viej, e paraqet Markezin Bonshamp duke dhënë shpirt, me dorën shtrirë drejt qiellit e me gojën gjysëm të hapur, që duket sikur përsërit në shekuj: “Falje për robërit e luftës!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.