2008-08-09 12:37:53

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 19-të gjatë vitit kishtar ‘A’


(09.8.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të meshës së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 19-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Të dashur dëgjues, jeta jonë e jeta e Kishës është porsi një barkë e vogël në stuhi. Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na fton të gjejmë praninë e mistershme të Hyjit Atë, që na ndihmon në çastet më të vështira, na dëfton fytyrën e tij të mëshirshme në të Birin e Tij Jezu Krishtin e na mbush me dhurata të Shpirtit Shenjt për të jetuar e dëshmuar dashurinë e Tij.
Pra, leximet biblike të kësaj së diele na ftojnë të përshkojmë udhën e fesë e të lëshojmë krejtësisht e plotë besim jetën tonë në duarë të Atit Qiellor.
Leximi i parë na paraqet Elinë profet, i cili i përndjekur nga mbretëresha Gezabela ikën në shkretëtirë e i dëshpëruar i drejtohet Zotit duke i kërkuar vdekjen. Mirëpo Zoti i dëftohet në një puhi fryme të lehtë dhe i jep zemër e përforcon në fe.
Psalmi 84-të është një kërkesë e poullit që kthehet nga mërgimi dhe i kërkon Zotit një përforcim të mëtejshëm të fesë për të ditur ti sheh e kuptojë shenjaj e pranisë së Tij Hyjnore.
Shën Pali në leximin e dytë rrëfen vuajtjen për popullin e vet, Izraelin e historisë, që, i zgjedhur për të përgatitur ardhjen e Shpëtimtarit, nuk ka ditur ta njoh e pranojë në fe.
Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele nga Mateu, përshkruan e paraqet udhën e fesë që Jezusi u kërkon ta përshkojnë nxënësit e tij të tmerruar në barkë që gjendej në mesin e detit në përplasje të valëve të tuhishme.
E si shembul të bindjes ndaj udhëzimeve të Zotit e mësues të udhës së fesë, liturgjia e Fjalës Hyjnore e kësaj së diele na propozon tri fugura biblike: Elinë, Palin e Pjetrin. Këta personazhë për shumë aspekta përngjajnë shumë me ne, që me momente entuziazmi, dëshprimi, frike e euforie, e jetojmë udhën e fesë në mënyrë të luhatshme. Para Elisë, që ka luftuar e rrezikuar jetën, Zoti i dhuron provën e dashurisë së tij e të ngushëllimit të tij. Ndaj Pjetrit e grupit të apostujve, të tronditur e të rraskapitur nga përvoja e jetës misionare, Jezusi u imponon një verifikim, në të cilin ata konstatojnë mangësinë e tyre. Mirëpo “shpëtimi është afër atyre që e druajnë e lavdija e tij do të banojë në vendin e tonë…përpara tij do të ecën drejtësia e në udhën e tij Hyjnore shpëtimi” (Ps 84,10.14). Më të vërtëtë, çka mund të pret besimtari përveç se ta shoqërojë e përcjell në jetën e tij drejtësia e shpëtimi që vijnë prej Zotit, në mënyrë që rruga të jetë e sigurt? Prandaj, “guxim”, mos ki frikë”, sepse erërat e kundërta, për sa të forta e të stuhishme të jenë, nuk mund të na pengojnë t’i japim përgjigjen e fesë e të besimit Zotit që na ka mbushur me të mira të Tij Hyjnore.Ketu mund te degjoni leximet biblike te liturgjise se Fjales dhe komentin...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.