Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë botoi tekstin e plotë të dialogut të Papës me
klerin, në katedralen e Bresanones.
(08.08.2008 RV)Ditët e fundit të
Benediktit XVI në Bresanone: nesër pasdite Papa do të marrë titullin ‘Qytetar nderi’
i qytezës altoatezine. Të dielën, në orën 12. 00, do të kremtojë lutjen e Engjëllit
të Tënzot në Sheshin e Katedrales. Të dielën në mbrëmje do të rikthehet në Kastel
Gandolfo. E reja e sotme nga veprimtaria e Papës, që nuk u ndërpre as gjatë këtyre
pushimeve të pjesëshme, është botimi i tekstit të plotë të dialogut të gjatë ndërmjet
Benediktit XVI e klerit të Bresanones, që u zhvillua të mërkurën e kaluar në Katedrale.