2008-08-07 16:17:32

Benedikti XVI takohet në Bresanone me ish-presidentin italian, Françesko Kosiga


(07.08.2008 RV)“Ish presidenti italian Françesko Kosiga ka shprehur disa herë dëshirën të takohet me Atin e Shenjtë”- u shpjegoi gazetarëve Atë Federiko Lombardi, drejtor i Sallës së Shtypit të Vatikanit. E Papa vendosi ta ftojë në vendpushimin e tij, duke shfrytëzuar edhe rastin e ditëlindjes së ish-presidentit, kremtuar para pak ditësh.
Kosiga arriti në Bresanone nga Selva Val Gardena dhe u prit në kopshtin përballë seminarit nga sekretari personal i Papës, imzot Georg Genshvain. Më pas drekoi me Atin e Shenjtë, me të cilin bisedoi deri pasdite, kur u largua nga Bresanone.
Nuk është takimi i parë i Papës Racinger me Kosigën në Bresanone: u takuan po këtu më 2004, kur Ati i Shenjtë ishte ende kardinal.
Kujtojmë se Françesko Kosiga (26. 07. 1928) është politikan, jurist e pedagod italian, presidenti i tetë i Republikës nga 1985 deri më 1992 dhe senator për jetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.