2008-08-06 17:54:44

Më 4 tetor do të shpallet i Lum dom Françesko Bonifaci, torturuar e vrarë nga milicët e Titos.


(05.08.2008 RV)Do të kremtohet në katedralen e Shën Gjustit, në Trieshtë, më 4 tetor, riti i lumnimit të Shërbëtorit të Hyjit, don Françesko Bonifacit. Kremtimin do ta kryesojë imzot Eugjen Ravinjani, ndërsa Atin e Shenjtë do ta përfaqësojë imzot Angjelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.
Don Françesko Gjovani Bonifacit, figura e të cilit na kujton menjëherë martirët tanë, lindur në Pirano të Istries, në vitin 1912, u vra pranë Grisinjanës, më 11 shtator 1946, për shkak të urrejtjes kundër fesë, dhe u flak në një gropë të thellë karstike, që në gjuhën italiane quhet foiba. I shuguruar meshtar në vitin 1936 në Trieshtë, dom Bonifaci, 34 vjeç, u kap nga titistët në Vila Lardosi, u zhvesh, u pështy, u gjuajt me gurë, u ther me thika e pastaj u pushkatua. Sapo kishte përfunduar Lufta II Botërore, kohë kur në vendet satelite të Bashkimit Sovjetik, nisën arrestimet, internimet e ekzekutimet në masë. Ishte koha e dënimeve, e internimeve, e pushkatimeve!Ndërsa tani është koha e lumnimeve!







All the contents on this site are copyrighted ©.