2008-08-03 11:43:30

Ipeshkvijtë e SHBA shqetësohen për propozimet e qeverisë lidhur me emigracionin.


(03.08.2008 RV)Përfundoi në Uashington, Konferenca Kombëtare kushtuar emigracionit, organizuar nga Ipeshkvijtë e SHBA, të cilët janë shumë të shqetësuar për reformën e re ligjore, propozuar nga qeveria, që parashikon ashpërsimin e normave të strehimit të emigrantëve. ‘Krizë e tmerrshme, çast i errët i historisë kombëtare ‘ e quajtën prelatët këtë propozim gjatë takimit të tyre, dhe kërkuan me këmbëngulje që reforma të mbrojë të drejtat e emigrantëve, duke e parë emigracionin si shenjë shprese, që bazohet mbi idenë e mundësisë për të ndërtuar një jetë më të mirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.