2008-08-03 11:44:14

Bashkëpunim ndërmjet të krishterëve e myslimanëve


(03.08.2008 RV)Myftiu i Madh i Sirisë, Ahmad Hasun, gjatë takimit me një grup gazetarësh italianë, shtegtarë në gjurmët e Shën Palit në Damask, i përsëriti Benediktit XVI ftesën për të vizituar vendin.
Një ftesë e tillë i është bërë Papës edhe nga kombe të tjera të Lindjes së Mesme, ku ka jetuar ose ka kaluar Shën Pali gjatë shtegtimeve të tij për përhapjen e krishterimit deri në skajet më të largëta të botës, që njihej asokohe.

Ndërkaq Princi jordanez, Gazi, i nxit të krishterët e myslimanët për bashkëpunim.Të krishterët e myslimanët duhet të bashkëpunojnë, në mënyrë që reagimet e shkaktuara nga atentatet terroriste, të mos nxisin tensione fetare, që mund të kenë pasoja tragjike për individët e për popujt. Ky është mesazhi, që u përcolli princi jordanez Gazi bin Muahamad bin Talal pjesëmarrësve në Konferencën e organizuar pranë Shkollës së Mësimit Hyjnor të Universitetit të Jalës, në Kënektikat.

Solidariteti i të krishterëve dhe myslimanëve për viktimat e atentateve të Kirkukut
Kryeipeshkvi i Kirkukut, imzot Lyi Sako, së bashku me një grup liderësh fetarë, myslimanë synitë e shiitë si dhe krerësh të fiseve arabe, kurde e turkmene, shkoi në spitalin e qytetit, për të vizituar të plagosurit e atentatit të 28 korrikut. Gjest simbolik, që tregon se krerët e të gjitha feve, pa dallim besojme e etnie, dënojnë haptazi çdo formë të dhunës dhe kërkojnë solidaritet ndaj viktimave të atentatit.








All the contents on this site are copyrighted ©.