2008-08-02 11:19:14

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 18-të 'A'


(02.08.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të Meshës të së dielës: kësaj here do të dëgjojmë e do të meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të së dielës së 18-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Pas mësimeve mbi Mbretërinë e Hyjit, Mateu ungjilltar tani trajton një pyetje tjetër, pyetje e vjetër e pëherë aktuale: kush është Jezusi? Kësaj pyetjeje, përgjigjen e së cilës do ta gjejmë disa herë në Ungjill në mënyrë të qartë, por gati gjithmonë nga goja e Pjetrit, ungjilltari – e më të edhe liturgjia – i jep përgjigje graduale, në mënyrë që ai që sheh të mund të shoh edhe më tepër, e kush nuk do të shoh mbetët në verbësinë e vet. Kështu pra, fillon autodëftimi i Mesisë që do të ketë kulmin e vet kur centurioni romak do të klithë: më të vërtetë ky është Biri i Zotit.
Në pjesën ungjillore të kësaj së diele Jezusi dëftohet porsi ai që e realizon profecinë e Izaisë, që do ta dëgjojmë në leximin e parë. Eshtë fjala për Mesinë e premtuar, por edhe për Mojsiun e ri i cili në shkretëtirë ka dhembèshuri për popullin e vet dhe i jep bukë, e buka sipas fjalorit që përdor Mateu – mori, bekoi, e ndau, ua dha – bëhët profeti e Eukaristisë që ne kremtojmë në Meshën e Shenjtë.
Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na tregon për shumëzimin e bukëve nga ana e Jezu Krishtit, gjest hyjnore që dëfton  dhembëshurinë e përdëllimin e Krishtit, thirrjen drejtuar dishepujve të vet për t'u bërë bashkëpunëtorë të tij, për të qenë veprimtarë të përdëllimit Hyjnor në mesin e njerëzve nevojtarë.
Leximet biblike të kësaj së diele flasin për temën e dashurisë që na lidhë me Krishtin: kjo dashuri na mbush me të mira të çmueshme – leximi parë dhe ungjilli- kjo dashuri është thesar  e fuqi për ti përballuar vështirësitë e jetës duke qëndruar përherë e kudoherë besnik Krishtit. Pra leximet trajtojnë Fjalën e Zotit e bukën si ushqim shpirtëror e trupor, buka gurrë për jetën shpirtërore e për mirëqenien trupore, dhuratë e dashurisë Hyjnore dhe thirrje solidariteti e bujarie mes njerëzve. Më tepër mund të dëgjoni këtu leximet biblike të kësaj së diele dhe komentin:h







All the contents on this site are copyrighted ©.