Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Alfonsin Maria de' Liguori.
(01.08.2008 RV)Meshtari shenjt e muzikanti i talentuar, autor i himnit të Krishtlindjes:
"Ti zbret nga yjet", lindi në Napoli më 27 shtator 1696. Kreu me sukses studimet dhe
që në moshën 19 vjeçare ushtroi profesionin e avokaturës në gjykatë. Pas një gabimi
gjyqësor, bërë pa dashje, braktisi profesionin dhe vendosi të bëhet meshtar, avokat
i asaj drejtësie hyjnore që është përplot me mëshirë, që shfajson çdo fajtor e fal
çdo mëkat , kur njeriu pendohet e kërkon hir. Jetoi gjatë, 91 vjet. Vdiq në një nga
shtëpitë e Kongregatës së themeluar prej tij në Nocera dei Pagani më 1 gusht 1787,
i njohur që më të gjallë si shenjt.