2008-08-01 17:06:20

Periudhë lutjesh e agjërimi për Kishat lindore, katolike e ortodokse, në përgatitje të festë së "Fjetjes së Virgjërës Mari",


(01.08.2008 RV)Kishat lindore, katolike e ortodokse, filluan sot periudhën e lutjeve dhe të agjërimit, për t'u përgatitur kështu për festën e "Fjetjes së Virgjërës Mari", të cilën Kisha bizantine e konsideron si "Pashkët e Nënës së Zotit". Do të ketë kremtime të përditshme mariane me lutjet karakteristike të liturgjisë bizantine, ndërsa kremtimi solemn do të mbahet natën e festës të të ngjiturit të Zojës së Bekuar në qiell, më 14 gusht, në bazilikën romake të Shën Marisë së Madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.