2008-08-01 17:05:20

Papa vijon pushimin në Bresanone


(01.08.2008 RV)RealAudioMP3 Vijojnë me lutje, studim e prehje pushimet e Benediktit XVI në Bresanone. Edhe sot, ashtu si çdo ditë, që kur arriti në Alto Adigje, Papa bëri një shëtitje në kopsht, i shoqëruar nga i vëllai, imzot Georg Racinger.Ndërkaq në Bresanone zjejnë përgatitjet për lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës. Posaçërisht po punohet në sheshin para Katedrales, ku të dielën e ardhshme do të jenë të pranishëm 450 vullnetarë e, sidomos, po përgatiten shpirtërisht nëntë mijë besimtarët, që do të marrin pjesë në këtë takim të parë publik me Benediktin XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.