2008-08-01 17:10:38

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës: "Fillimi i shekullit XIX – kohë persekutimesh por edhe shpresash të reja".


(01.08.2008 RV)RealAudioMP3 Revolucioni francez afrohet e, me të, periudha e terrorit, e persekutimeve kundër klerit e kundër fisnikëve. Do të duhet një kohë e gjatë për të dalë nga kjo kohë e zymtë e për t’i shëruar plagët, që i hapi shoqërisë.
Në Angli të krishterët janë thellësisht të tronditur.
Në Francë Shatobrian shkruan ‘Gjenitë e krishterimit’, një kryevepër për nder të fesë e të krishterëve të të gjitha kohërave.Në fillim të shekullit XIX ndjehet nevoja për të ringjallur shpresat e humbura. Realizohen shpikje të reja e shoqëria bëhet e industrializuar. Njerëzit e fesë nuk rrinë duke e shikuar nga larg progresin, por marrin pjesë gjallërisht në krijimin e tij. Laenek shpik stetoskopin, imzot Kroi-Solr harton ligjet për kufizimin punës të të miturve e papa dënon çdo formë të skllavërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.