Papa e lejon të dalë nga gjendja klerikale presidentin e Paraguajt, Fernando Lugo,
ish – ipeshkëv nderi i San Pedros.
(31.07.2008 RV)Nunciatura apostolike e Paraguajt njoftoi dje se Benedikti XVI
e lejoi të dalë nga gjendja klerikale Fernando Armido Lugo Méndez, ish-ipeshkëv nderi
i San Pedros, që u zgjodh president i Republikës gjatë votimeve të 20 prillit të kaluar
e që do ta fillojë detyrën më 15 gusht. “Gjendja e tij klerikale dhe detyrat e shërbimit
ipeshkvnor – lexohet në dekretin e nënshkruar nga kardinali Giovani Batista Re, prefekt
i Kongregatës për Ipeshkvijtë – nuk përkon me detyrën e Presidentit të Republikës.
Papa – lexohet më pas në dekretin, që u bë i njohur nga nunziatura në Asuncion -
e nxit zotin Fernando Lugo t’i qëndrojë besnik fesë katolike e të jetojë në përkim
me Ungjillin.